Case study · Edukim · K-12 → Maturë

Mësonjëtorja

Platforma më e plotë mësimore për nxënësit shqiptarë: web, aplikacion native, dashboard për mësuesit, dhe një pipeline videosh matematikore të animuara në Manim. Nga klasa 10 deri në provimin e Maturës.

(Viti)2022 → aktiv
(Kohëzgjatja)4+ vite
(Roli)Themelues, arkitekturë, full-stack
(Statusi)Aktiv · 150K+ shkarkime
mesonjetorja.al / derivatet
ƒ(x)=
ƒ ′(x)=2x
Kapitulli 3.2 · Derivatet60%

Ushtrim

Sa është derivati i 3x²?

66x ✓3x2x²

Klasa 12-A

1Albi K.920
2Erjon B.845
3Mira S.790

Nxënësit shqiptarë mësojnë nga libra fizikë në klasë 10 deri 12 dhe papritur duhet të kalojnë provimin e Maturës pa një mjet të dedikuar. Aplikacionet ekzistuese janë ose të huaja (gjuhë tjetër, kurrikul tjetër) ose të vjetra dhe statike (PDF dhe video YouTube pa strukturë). Asnjë nuk e ndjek nxënësin nga libri në provim.

  • Materialet ekzistuese janë në PDF ose video të shpërndara, pa strukturë progresi.
  • Mësuesit nuk kanë mjet për të menaxhuar klasat dhe ndjekur ecurinë e nxënësve.
  • Kurrikula ndryshon mes librash dhe vitesh; duhet një sistem që përditësohet shpejt.
  • Asnjë platformë nuk gjeneron video matematikore të bëra për kurrikulin shqiptar.

Ndërtuam një ekosistem me katër klientë mbi një backend të vetëm: faqe publike për kërkim dhe SEO, aplikacion native për mësim ditor, dashboard për mësuesit, dhe një pipeline videosh të animuara në Manim që plotëson çdo koncept me shpjegim vizual në shqip.

Web platformë me përmbajtje

Express + Mongoose + Pug me konceptet, ushtrime, exam-packs, textbook-e, video, plus seksione dedikuara për mësues dhe prindër. Pikë hyrëse SEO për konceptet që nxënësit kërkojnë në Google.

Aplikacion native i ri

Expo + React Native me expo-router, expo-notifications dhe expo-secure-store. Migrim nga Flutter (FlutterFlow, 22 faqe) drejt një stack-u modern me paywall, push notifications dhe deep links.

Dashboard për mësuesit

Next.js + shadcn për menaxhimin e klasave, ndjekjen e progresit individual të nxënësve, krijimin e ushtrimeve dhe administrimin e abonimeve në grup.

Pipeline videosh me Manim

Skripte Python të organizuara sipas kurrikulit (matematikë 10-11, 12, Maturë 2026, fizikë 10-11) që gjenerojnë animacione matematikore me narracion shqip dhe muzikë.

Si funksionon ekosistemi nga koncept në provim

01ManimPython + ffmpeg → video
02BackendExpress + Mongoose API
03KlientëtNative · Web · Dashboard
04NxënësitMësim ditor + notifikime
05MaturëProvimi përfundimtar

Kurrikul i plotë

Matematikë dhe fizikë për klasët 10, 11, 12 dhe provime model të Maturës 2026, të organizuara sipas pjesëve dhe librave zyrtarë.

App native me paywall

Mësim ditor me push notifications, përparim individual, dhe sistem abonimi i integruar me StoreKit dhe Play Billing.

Dashboard për mësuesit

Menaxhimi i klasës, ndjekja e progresit individual, krijimi i exam-pack-ut të personalizuar dhe administrimi i abonimeve në grup.

Video Manim në shqip

Animacione matematikore të prodhuara me Manim Community Edition, me narracion shqip, muzikë dhe stil vizual të personalizuar.

Modul Maturës

Exam-packs me ushtrime që simulojnë provimin real të Maturës, me kohë, vlerësim dhe shpjegim hap pas hapi.

Flashcards + ushtrime

Më shumë se 20 lloje aktivitetesh (kapituj, deck-e, flashcards, solutions, schedule, leaderboard) për përsëritje aktive.

Onboarding i personalizuar

Përshtatet sipas klasës, nivelit dhe lëndëve të nxënësit; rekomandon kurrikulin më të përshtatshëm që nga sesioni i parë.

SEO + indeksim Google

Web-i shërben si pikë hyrëse organike: çdo koncept ka faqen e vet, çdo provim ka URL të vetëm, çdo video është e indeksueshme.

Web platformë

Node.jsExpressPugMongooseMongoDB

Aplikacion native

ExpoReact Nativeexpo-routerexpo-notificationsexpo-secure-storeexpo-haptics

Dashboard mësuesi

Next.jsshadcn/uiTailwindTypeScript

Video pipeline

PythonManim Communityffmpegmoviepy

Të dhëna

MongoDB për contentSupabase për përdoruesitStorage për video

Monetizim

StoreKit (iOS)Play Billing (Android)Webhook validation

Notifikime & email

expo-notificationsResend transactionalTelegram bot

Infrastrukturë

Docker composeSelf-hosted HetznerNginxCDN për video

150K+

Shkarkime në iOS dhe Android

4

Klientë mbi një backend të vetëm

20+

Lloje aktivitetesh në app

4+

Vite zhvillim i vazhdueshëm

Faza tjetër: lansimi i AI Tutor-it me prompt të personalizuar për kurrikulin shqiptar, eksportim i dashboard-it për shkollat publike, dhe një modul i ri kimie për kompletimin e shkencave të natyrës.

(Tjetër?)

Le të ndërtojmë diçka të mirëfilltë bashkë.

Hapur për 1 deri 2 projekte të reja për Q3 2026. Brenda 24 orëve kthehemi me një vlerësim të shkurtër ose një bisedë 30-minutëshe.