Case study · Automotive · EV
Ekosistem dixhital për Connect Drive
Tre platforma të lidhura për distributorin e parë të BYD-së në Shqipëri: faqe publike dygjuhësore, panel administrimi i brendshëm dhe një API që gjeneron oferta PDF dhe i ndjek si aktivitete CRM.
(Sfida)
Distributori i ri i BYD-së në Shqipëri kishte nevojë për një infrastrukturë të plotë dixhitale që të mbështeste një katalog automjetesh në rritje, një ekip shitjesh që ndjek qindra klientë në muaj, dhe një rrjedhë ofertash që duhet të gjenerohet, dorëzohet dhe matet brenda minutash.
- Katalogu i modeleve dhe variantave po rritej shpejt; çdo ndryshim çmimi kërkonte deploy.
- Ekipi i shitjeve menaxhonte klientët në Excel dhe email, pa histori të bashkëveprimeve.
- Ofertat dilnin manualisht në Word, me mospërputhje çmimesh dhe specifikimesh.
- Imazhet e makinave duhej të vendoseshin me watermark dhe të optimizoheshin për web.
- Faqja duhej të mbështeste shqipen dhe anglishten me të njëjtën strukturë të dhënash.
(Qasja)
E ndamë sistemin në tri platforma të specializuara që flasin njëra me tjetrën përmes MongoDB-së dhe një bus të thjeshtë webhook-esh. Çdo platformë i kushtohet një audience të caktuar: klienti final, ekipi i brendshëm, ose makinat e tjera (API).
Faqe publike dygjuhësore
Express + Pug me përkthime sq/en, katalog modelesh dhe variantash, sistem promosish, used-cars, krahasim variantash dhe formular ofertash.
Panel administrimi për ekipin
Bootstrap-based dashboard për menaxhimin e modeleve, variantave, aksesorëve, përdorimit të imazheve me watermark automatik dhe eksport në Excel.
API i pavarur për oferta PDF
FastAPI + ReportLab që gjeneron një PDF profesional me specifikime, imazhe dhe çmim. PDF-i ngarkohet në S3 dhe dërgohet automatikisht me Resend.
CRM e brendshme me ngjarje email
Çdo ofertë krijon një Klient + Aktivitet. Webhook-et nga Resend kthehen në aktivitete (delivered, opened, bounced) që ekipi i shitjeve i sheh në panel.
(Arkitektura)
Si rrjedhin të dhënat nga ofertë në email
(Veçoritë)
Katalog dygjuhësor
Çdo model, variant dhe aksesor ka tekstin sq/en në një schemë të vetme. Ndryshimi i një fjale nuk kërkon kod, vetëm panel.
Krahasim variantash
Klientët mund të zgjedhin deri në 3 variante të një modeli dhe t'i krahasojnë anash, me çmim, autonomi, fuqi dhe pajisje.
Pipeline imazhesh
Sharp ndryshon madhësinë, vendos watermark me logon e Connect Drive, optimizon dhe ngarkon në S3 me URL të nënshkruara.
Quote-to-PDF në < 5s
Klienti plotëson formularin → Node-i thërret API-n Python → ReportLab gjeneron PDF → S3 → Resend dërgon email → CRM regjistron aktivitetin.
Modul Used Cars
Ekipi mund të shtojë makina të dorës së dytë me galeri imazhesh, çmim dhe specifikime, lidhura direkt me variantet ekzistuese.
Promotions + Coming Soon
Çdo variant mund të ketë promocione me afat dhe çmim të ulur. Modele të reja shfaqen në "Coming Soon" para lansimit zyrtar.
Parts Request
Klientët kërkojnë pjesë këmbimi nga formulari publik; kërkesat shkojnë direkt në admin për ekipin e shërbimit.
Eksport në Excel
Lista e klientëve, ofertave dhe aktiviteteve mund të eksportohet në Excel për takimet javore të shitjeve.
(Stack)
Faqe publike
Panel administrimi
API ofertash
Të dhëna & ngjarje
Email & dokumente
Infrastrukturë
(Rezultatet)
3
Platforma të lidhura në një ekosistem
<5s
Nga formular në PDF në email
2
Gjuhë (sq/en) në një schemë të vetme
8+
Muaj zhvillimi i vazhdueshëm
(Hapi tjetër)
Faza tjetër: integrimi me ERP-në e brendshme për çmime në kohë reale, dashboard analitike për menaxhimin (ofertat e konvertuara, modelet më të kërkuara), dhe një app mobile për ekipin e shitjeve që menaxhon klientët në lëvizje.
(Tjetër?)
Le të ndërtojmë diçka të mirëfilltë bashkë.
Hapur për 1 deri 2 projekte të reja për Q3 2026. Brenda 24 orëve kthehemi me një vlerësim të shkurtër ose një bisedë 30-minutëshe.