Case study · Edukim · K-12 Itali

Compiti di Casa

AI tutor në italisht: nxënësi fotografon detyrën e shtëpisë, sistemi e zgjidh hap pas hapi me shpjegim, formula matematikore të renderuara dhe një web platformë e tërhjeshme që mbledh trafik organik nga Google.

(Viti)2025 → aktiv
(Kohëzgjatja)6+ muaj
(Roli)Themelues, arkitekturë, full-stack
(Statusi)Aktiv · për tregun italian
Compiti · Matematica2 · I
1.Risolvi 2x + 5 = 11
2.Calcola x² − 4x = 0
Soluzione5s · AI
12x = 11 − 5
22x = 6
3x = 3
✓ Verificato

Studentët italianë kërkojnë në Google detyrat e shtëpisë çdo natë: ushtrime matematike, traduzioni, detyra fizike. Përgjigjet që gjejnë ose janë pa shpjegim, ose janë blloka të mëdha tekstesh, ose vijnë nga forume të vjetra. Asnjë mjet nuk u jep një zgjidhje hap pas hapi në kohë reale, në italisht, nga një foto.

  • Volumi i kërkimeve italian për "compiti di casa" është masiv, por SEO-ja konkurruese është e dobët.
  • Studentët dëshirojnë të ngarkojnë një foto, jo të shkruajnë ushtrimin manualisht.
  • Përgjigjet duan formula të renderuara saktë, jo tekst i pastër.
  • Çdo pyetje duhet të moderohet para se të publikohet, përndryshe spam-i e mbyt platformën.

Ndërtuam dy klientë mbi një backend të vetëm: një faqe web e optimizuar për SEO që pret pyetjet ekzistuese dhe i shndërron në artikuj të indeksueshëm, dhe një aplikacion native ku studentët dërgojnë foto direkt nga celulari. Të dyja flasin me Google Gemini për zgjidhjen, KaTeX për renderimin, dhe një moderator admin që pastron çdo gjë para se të dalë publikisht.

Faqe web me SEO të optimizuar

Express + TypeScript + Pug me dizajn editorial në stil "letër", Nunito, Bootstrap dhe KaTeX. Çdo pyetje publike është një faqe e indeksueshme me përgjigje hap pas hapi.

Aplikacion native për nxënësit

Expo + React Native ku nxënësi fotografon detyrën, image-manipulator-i e përgatit, sistemi e dërgon në backend dhe AI-ja kthen zgjidhjen brenda sekondash.

Pipeline AI me Google Gemini

Backend e dërgon pyetjen (foto + tekst opcional) tek Gemini, validon përgjigjen, e ruan dhe e shfaq me KaTeX të renderuar. Background jobs përmes Agenda për ngarkesë të lartë.

Admin për moderim

Panel i veçantë për moderim njerëzor: ekipi shqyrton çdo pyetje, rifoton përgjigjet e dobëta, organizon në subjekte/argomenti dhe i lidh me librat shkollorë italianë.

Si rrjedh një detyrë nga foto në zgjidhje

01FotoNxënësi fotografon detyrën
02BackendBetter Auth + Express
03Gemini@google/genai · zgjidhje hap pas hapi
04KaTeXRenderim i formulave
05StudentiPërgjigje në web ose app

Foto në zgjidhje

Nxënësi fotografon detyrën nga libri ose fletorja; image-manipulator e përgatit; AI-ja e zgjidh me hapa.

Math rendering me KaTeX

Të gjitha formulat, ekuacionet dhe simbolet matematikore renderohen profesionalisht në web dhe në app.

SEO në italisht

Çdo pyetje publike është një faqe me URL semantike. Sitemap automatik. Argomenti, libra dhe lëndë të organizuara për Google.

Better Auth modern

Autentikim i bashkuar mes web dhe Expo me Better Auth, sessions të sigurta, expo-secure-store për tokens.

Agenda jobs

Pyetjet me ngarkesë të lartë procesohen në background; rezultatet vijnë në UI me polling ose push.

Argomenti + textbook-e

Përmbajtja organizohet sipas lëndës, klasës, librave shkollorë italianë; çdo pyetje lidhet me kontekstin e kurrikulit.

Blog për autoritet SEO

Artikuj të gjeneruar me AI dhe të redaktuar nga ekipi që ngrejnë domain authority për keyword italianë me konkurrencë të lartë.

Self-hosted me dy DB

MongoDB për compiti + një lidhje e dytë me studifor për ndarje konteksti. Hetzner, Docker, zero-vendor-lock-in.

Web

Node.jsExpress 5TypeScriptPugBetter AuthBootstrap

Native

ExpoReact Nativeexpo-routerexpo-image-pickerexpo-image-manipulatorexpo-secure-store

Admin

ExpressPugMongooseModeration queue

AI & rendering

Google Gemini@google/genaiKaTeXmarked

Të dhëna & jobs

MongoDB (compiti + studifor)MongooseAgenda jobsmongoose-url-slugs

Infrastrukturë

DockerSelf-hostedSitemap auto-genCDN për imazhet

2

Klientë (web + native) mbi një backend

< 5s

Nga foto në zgjidhje me hapa

IT

Tregu i parë jashtë Shqipërisë

KaTeX

Renderim i formulave matematike

Faza tjetër: lansimi i moduleve për fizikë dhe kimi, integrimi me librat shkollorë italianë (Zanichelli, Mondadori), modul "spjegimi i thelluar" me video Manim, dhe një sistem abonimi për funksionet premium.

(Tjetër?)

Le të ndërtojmë diçka të mirëfilltë bashkë.

Hapur për 1 deri 2 projekte të reja për Q3 2026. Brenda 24 orëve kthehemi me një vlerësim të shkurtër ose një bisedë 30-minutëshe.